TIRANË - Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Çekisë, Jan Hamá?ek. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe u shpreh vullneti për të intensifikuar kontaktet në të gjitha nivelet dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Z. Hamá?ek e vlerësoi një sukses të Shqipërisë marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian dhe ofroi gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e Çekisë edhe për fazën tjetër të procesit të integrimit.
Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe mirëpriti kontributin e mëtejshëm në këtë drejtim. /ATSH/