Kryeministri Rama rizgjidhet Zv/President i Internacionales Socialiste

Kryeministri Rama rizgjidhet Zv/President i Internacionales Socialiste

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS, Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjete sociale.

Ky është mandati i tretë i Kryeministrit Rama si Zëvendës President ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013 dhe të dytin në vitin 2017.

Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok