Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Koresë së Jugut në një vizitë zyrtare, e para në cilësinë e kreut të qeverisë, por e dyta në Seul pas vizitës së tij në vitin 2002 kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në vizitën 4 ditore deri më 21 maj, kreu i qeverisë, pritet të takojë kryeministrin e Republikës së Koresë së Jugut, Kim Minseok.
Siç njofton zyra e shtypit nga Tirana, vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama dhe delegacioni, me mbërritjen në Seul, kryeministri është ftuar në një darkë mirëseardhje organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, ku është parashikuar edhe një takim me CEO-n e Samsung, Lee Jae-yong.
Shefi i qeverisë shqiptare, do të mbajë fjalë përshëndetëse në Konferencën e Lidershipit Aziatik, dhe më tej do të jetë i ftuar në një panel për sfidat e reja si edhe rolin e inteligjencës artificiale në qeverisje.
Komente










Nje linje ajrore Tirane - Seoul South Korea kryqytet i jep zhvillim teknologjise
Përgjigju