Kryeministri Shmyhal: Forcat ukrainase në Mariupol kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për t'u dorëzuar

Kryeministri Shmyhal: Forcat ukrainase në Mariupol kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për t'u dorëzuar

Forcat e mbetura ukrainase në qytetin port jugor të Mariupol janë ende duke luftuar, tha sot kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Shmyhal tha për programin "This Week" të ABC se trupat po kundërshtonin kërkesën e Rusisë për të lënë armët dhe për t'u dorëzuar dhe kishin ende kontrollin e disa pjesëve të qytetit, shkruan Sky News.

"Qyteti ende nuk ka rënë," tha kryeministri.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministria ruse e mbrojtjes urdhëroi forcat ukrainase në Mariupol të ndalonin luftimet, me Moskën që pretendoi se forcat e saj kishin pushtuar pothuajse plotësisht qytetin port.

Megjithatë, disa orë pas afatit të paradites, nuk kishte asnjë shenjë dorëzimi nga luftëtarët ukrainas të ngujuar në fabrikën e hekurit dhe çelikut Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike të Evropës.

Shmyhal tha gjithashtu se ai dhe zyrtarët ukrainas të financave do të kërkojnë më shumë ndihmë financiare këtë javë gjatë takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington. 

"Ne kemi nevojë për më shumë para për të përmbushur detyrimet tona humanitare dhe sociale. Tani, vetëm gjysma e ekonomisë sonë është duke punuar. Prandaj ne kërkojmë mbështetje financiare" shtoi Shmyhal. 


Lajmi kryesor:

Lufta, vijon beteja për Mariupolin! Moska: Vritet komandanti i marinsave ukrainas! Rusia: Sanksionet kundër nesh do falimentojnë Europën! Von der Leyen: Putin po shkatërron vendin e tij


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës