Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçc do të vizitojë Uashingtonin në shtator, ku do të shkojë me të dhëna të reja për rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi.
Prokurori për Krimet e Luftës, Vladimir Vukçeviç tha për “Radio Beogradin” se autoritetet kanë intensifikuar punën në çështjen që po merr pjesë dhe FBI në hetim. Vukçeviç tha se çështja mund të mbyllet së shpejti.
Vuçiç gjatë vizitës në SHBA në mesin e shtatorit do të takohet me zv.presidentin Joseph Biden. Vrasja e vëllezërve me shtetësi amerikane dhe me origjinë shqiptare pritet të jetë një prej temave të diskutimit. Kryeministri serb tha muajin e kaluar se kjo çështje është një problem i madh në marrëdhëniet dypalëshe mes Beogradit dhe Uashingtonit.
Vëllezërit Bytyçi kaluan ilegalisht kufirin për në ish-Jugosllavi përmes Shqipërisë për t’iu bashkuar UÇK-së. Ata u vranë në vitin 1999 nga policia serbe pak pasi kishte përfunduar lufta në Kosovë. Trupat e Agronit (23 vjeç), Mehmetit (21) dhe Illy (25) u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv afër Petrovo Selo mes 67 trupave të meshkujve të tjerë dhe shtatë femrave.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com