Kryeministria: Keqardhje që opozita flet me fjalorin e një të dehuri
- Reagimi rreth incidentit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Arben Ristani - TIRANË, 30 Shtator/ATSH/.- Këshilli i Ministrave reagoi të martën ndaj incidentit të krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani, gjatë tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) një ditë më parë. Në një deklaratë të bërë publike […]
Këshilli i Ministrave reagoi të martën ndaj incidentit të krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani, gjatë tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) një ditë më parë.
Në një deklaratë të bërë publike nga Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, në cilësinë dhe të dëshmitarit okular në tryezë, sqarohet se kryeministri i vendit, jo vetëm nuk iu drejtua për asnjë çast z.Ristani në sesionin e djeshëm, por përgjatë gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL-së ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë, të pranishëm në tryezë.
"Nuk është qëllimi i kësaj deklarate të tregojë edhe njëherë tjetër kush është z. Arben Ristani. Çdo shqiptar e njeh sepse është bërë personazh mediatik, qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të
KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur, që merr përsipër të lëshojë "të fortat" e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë", thuhet në deklaratën e drejtorit Fuga.
Sipas tij, deklarata është vetëm një detyrim ndaj opinionit publik për të ndarë keqardhjen lidhur me fjalorin e përdorur dje nga përfaqësuesi i opozitës në tryezën e DNL-së.
"Dalja e sotme e deputetit famëkeq për të shpjeguar se pse përdori një fjalor të ulët në tryezën e DNL, shpjegon në fakt edhe ndodhinë e djeshme. Si sharjet dje edhe shpifjet sot, flasin në të vërtetë për gjendjen e dehur të një opozite që shan të tjerët pse i merren këmbët. Dhe keqardhja është e pashmangshme kur dëgjon opozitën e vendit tënd të flasë me fjalorin e një të dehuri përpara të huajve dhe pastaj të dalë të nesërmen e të akuzojë Kryeministrin pse asaj nuk i del pija që i ka humbur ekuilibrin", përfundon deklarata e drejtorit Fuga.
Paraditen e sotme, deputeti Ristani doli në një deklaratë për shtyp për të sqaruar situatën e djeshme të krijuar në tryezën e DNL-së, ku ishte i pranishëm dhe Komisioneri Fyle.
Sipas Ristanit, 'qëndrimi i djeshëm i Edi Ramës tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e çdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike".
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32