Kryeministrja serbe shkon në SHBA, por se pret askush

Kryeministrja serbe shkon në SHBA, por se pret askush

Ana Bërnabiç

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq shkon për vizitë në Amerikë. Por nuk do të ketë asnjë takim me asnjë zyrtar amerikan të nivelit të lartë, asnjë senator, asnjë anëtar të ekzekutivit.

Kur pala serbe dhe ajo kosovare më 4 shtator 2020 nënshkruan në Washington atë letrën e Grenellit dhe Trumpit për t’i dhënë fund “konfliktit 400 a 500 vjeçar mes disa myslimanëve dhe të krishterëve”, krerëve të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës iu dorëzua solemnisht “Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”.

Tash Ana B. shkon në Amerikë, por çelësi s’po kryen punë. Në Shtëpinë e Bardhë tash tjetërkush është zot shtëpie.

Mediat serioze serbe kanë bërë një krahasim: më i lartë është niveli i pritjes së gjeneralit kosovar Rrahman Rama në Amerikë se i Ana B. Jebiga! Kur Joe Bideni ishte për vizitë në Beograd, më 2016, pati dalë në pazar dhe i bleu një palë opinga serbe.

Kur deshi të paguajë, ndërhyri Vuçiçi: “Jo, jo, unë paguaj”. As opingat për Bidenin, as çelësi i Trumpit s’po bëjnë aq punë.

Pse? Sepse retorika e bandës së Vuçiqit i është kthyer viteve 90-të. E duan një “srpski svet” (botë serbe) me Vuçiçin president.

Ku e morën inspirimin? Natyrisht në Rusi: edhe Kremlini propagandon idenë e “ruski mir” (bota ruse).

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës