Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 4 persona nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda
Sipas organit të akuzës, nga hetimet është provuar se të pandehurit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj dhe Vladimir Jacaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer kontrata të ndryshme, përfshirë shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje, si dhe veprime bankare fiktive, me qëllim pastrimin e parave.
Vlera e shumës së dyshuar të pastruar arrin në 500 mijë euro, e cila është sekuestruar nga Prokuroria Shkodër.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









