"Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kërkesat në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të jap efekte edhe më të mira dhe të besueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe shteti të së drejtës" ishte deklarata e kryenegociatorit për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi gjatë takimit me Zv.Ministrin e Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis.
Takimet mes të dyve u fokusin në integrimin e Shqipërisë, e cila mori dritën jeshile në mars të 2020. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate dhe se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.
"Falenderoj ministrin Varvitsiotis për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të Greqisë për arritjen e konsensusit në takimin e Këshillit në Zagreb për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo na ka dhënë një impuls për të rigjallëruar përpjekjet tona për të ecur përpara me vendosmëri dhe angazhim të plotë drejt hapit tjetër, atë të miratimit sa më shpejt të jetë e mundur të kornizës negociuese për vendin si dhe për organizimin dhe mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare këtë vit. Qeveria dhe populli shqiptar e vlerësojnë shumë mbështetjen e Greqisë", tha Mazi.
Zef Mazi vlerësoi dhe urat e bashkëpunimit mes dy vendeve si minoriteti grek dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi.
"Ne kemi ura të shkëlqyera komunikimi, si minoritetin grek në Shqipëri dhe shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe të cilët janë integruar në mënyrë të shkëlqyer", tha Mazi.
Ndërsa në lidhje me sundimin e shtetit të së drejtës, kryenegociatori u shpreh se "përmbushja e reformave të shtetit të së drejtës, janë shumë të rëndësishme për BE-në , të shpresojmë që sukseset, rruga e ndjekur deri tani do të vazhdojë. Por, ne shpresojmë që edhe BE-ja të njohë atë që Shqipëria ka bërë deri tani dhe atë që synon të bëjë në të ardhmen".
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.
Po per Çamerin ndonje llaf apo jo
PërgjigjuCA THU MO INJORANT AI TE KA MBYLLUR KUFIJTE KA 8 MUAJ O PALLOSH GROSHE
Përgjigju