Kryengritja e Wagner kundër Putinit, ish-ambasadori Nesho: Do ketë ndikim dhe në rajonin tonë, Beograd satelit i Rusisë

Grupi i mercenarëve Wagner, nisi të shtunën një kryengritje ushtarake kundër presidentit rus, Vladimir Putin, por grupi u tërhoq vetëm 200 km larg Moskës.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, ish-ambasadori Agim Nesho, i pyetur nëse lëvizja e Wagner kundër Moskës do të ketë ndikim në rajonin tonë, e pohoi diçka të tillë duke shtuar se shikon regjimin e Beogradit si satelit të Rusisë. Nesho shtoi me tej se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, e nxori atë shumë të dobët nga ana ushtarake, ndërsa shtoi se kundërofensiva e Ukrainës shumë shpejt do të çlirojë territoret e saj e madje edhe Krimenë.

‘Mendoj se po, pasi e shikoj regjimin e Beogradit si një regjim satelit të Rusisë. Edhe lirimi i policëve është në vazhdimësi të kësaj gjëje. E panë që Rusia doli me e dobët dhe ky ishte rezultati. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainën nxori një gjë që Rusia nuk kishte fuqi ushtarake që ta përballonte luftën. Ishte nisur nga interesat e regjimit për të krijuar atë fuqinë e madhe që do të realizonte Rusia. Kundërofensiva nuk mendoj se do të jetë pa rezultat. Ish gjenerali i NATOS- tha edhe lufta është disa javore. Nuk është një luftë që do të vazhdojë për shumë vite, mendohet se Ukraina shumë shpejt do të çlirojë territoret dhe madje të marrë edhe Krimenë. Ky është aksioni politik që po luan Perëndimi në Ukrainë.  Nuk ka asnjë paralelizëm me forcat dhe mos shkatërrimin e tyre. Ukrainë kur s’kishte armë u detyrua që të luftonte në një mënyrë heroike, jo më tani që perëndimi po e furnizon me armë moderne. Beteja bëhet shumë e më e madhe dhe aq të fuqishme, se po mos të ishin të fuqishëm nuk do të bëni kundërofensivë.’- tha Nesho.

Por ish-ushtaraku, Dritan Goxhaj thotë se kryengritjet e grupit Wagner në Rusi, nuk do të ketë ndonjë ndikim në rajonin tonë, pasi sipas tij nuk është prezent ky grup mercenarësh në Serbi.

‘Nuk besoj se do të ketë një zhvillim në rajonin tonë. Nuk është Wagneri që është prezent në Serbi. Është një zyrë kontakti. Duke qenë se këto janë pjesë e stabilimentit politik nuk besoj se do të ketë ndikim në rajon.’- tha Goxhaj.

Po ashtu edhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Emilio Çika thotë se kryengritjet e Wagner do të ketë ndikim të tërthortë.

‘Ajo e cila besoj do të ketë ndikim dhe do të duket në ditët në vijim. Në rajonin tonë, tek ne mund të ketë ndikim të tërthortë. Dihet që Rusia ka një mbështetje kundrejt Serbisë. Duhet parë edhe kundërpesha tjetër, që është në mbështetje të vazhdueshme siç është NATO.’- tha Çika.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysniu i Byrose.: 27/06/2023 15:25

    Po' e Ka thene Nesho,e Ka thene Gaqo,e kam thene une.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale