Kryeparlamentari i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç propozon Tsipras dhe Zaev për çmimin Nobel për Paqe

Kryeparlamentari i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç propozon Tsipras dhe Zaev për çmimin Nobel për Paqe

Kryeparlamentari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç

Kryeparlamentari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç i ka dërguar kërkesën për nominim formal Institutit norvegjez - Nobelit, që Çmimin për Paqe ti jepet kryeminstrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sipas portalit Anadolu Agency.

Dëshira e Krivokapiç vjen pas Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar nga kryeministrat e lartpërmendur.  Ai thekson se nënshkrimi i Marrëveshjes është arritje shum e madhe që meriton çmimin Nobel për paqe sepse u zgjidh një konflikt 28 vjeçar mes dy vendeve.

"Kjo marrëveshje historike mbyll çështjet që kanë bllokuar të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë dhe ka qenë një hendek midis dy shteteve", u shpreh përmes një deklarate Kryetari i Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi

Çmimi Nobel për Paqe është çmimi më i lartë për individët apo institucionet të cilët janë angazhuar drejt arritjes së paqes I cili mbahet çdo vit në 10 dhjetor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen