Kryeparlamentari kanadez Fergus nis detyrën e re me pritjen e Nikollës: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO

Kryeparlamentari kanadez Fergus nis detyrën e re me pritjen e Nikollës: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO

Në vijim të vizitës zyrtare në Kanada, Kryetarja e Kuvendit, indita Nikolla, u takua me Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë. Greg Fergus. Delegacioni i Kuvendit ishte i pari që u prit nga Kryetari  i sapozgjedhur  i Dhomës së Komuneve. Në takim ishin të pranishëm Zëvendëskryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, deputeti Eduard Ndreca dhe Ambasadori Ermal Muça.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Gjatë 36 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike, Kanadaja është një mike dhe partnere e çmuar, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin, demokratizimin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me Kanadanë na lidh bashkëpunimi në NATO, OSBE dhe OKB, sidomos vitet e fundit kur Shqipëria shërben si anëtare e KS dhe prej 10 tetorit edhe si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Në këtë partneritet na ndihmojnë vlerat e përbashkëta, përkushtimi për paqen, të drejtat e njeriut dhe përballimin e sfidave globale. Të dy vendet tona do të bashkëpunojnë për luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, mbështetjen e Izraelit përballë sulmeve të Hamasit, të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë, dhe ndihmën ndaj refugjatëve afganë.”

Nikolla shprehu  mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë  për pavarësinë, zhvillimin, demokratizimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe nënvizoi se të dy vendet tona do të bashkëpunojnë edhe për mbrojtjen e stabilitetit e integritetit të Kosovës dhe nxitjen e dialogut  me Serbinë, mbështetur në zgjidhjet e ofruara nga ShBA dhe BE.

Kryetarja Nikolla e informoi homologun edhe mbi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe lidershipin e kontributin e Shqipërisë në integrimin rajonal.

Duke vlerësuar Kanadanë si një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, znj. Nikolla i sugjeroi homologut Fergus rritjen e investimeve kanadeze në sektorët e energjisë, minierave, bujqësisë, digjitalizimit, mbrojtjes kibernetike etj. Për këtë do të shërbente edhe riaktivizimimin i Fondit Kanadez për Nismat Lokale,  hapja e Ambasadës në Tiranë dhe finalizimi i marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e taksimit të dyfishtë.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, Greg Fergus, shprehu kënaqësinë se delegacioni i Kuvendit ishte i pari delegacion i huaj që pret pas zgjedhjes në detyrë. Dhoma e Komuneve është shumë e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi parlamentar do të mbështesë dy vendet tona për të përballuar sfidat e përbashkëta globale. Z. Fergus vlerësoi lidershipin  e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe në NATO dhe nënvizoi se në këto aspekte Kanadaja ka ç’të mësojë nga Shqipëria. Dhoma e Komuneve do të nxisë rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë sepse Kanadaja është një vend tregtar dhe ekonomia e tregtia afrojnë vendet dhe popujt.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot