/ATSH/-Të hënën, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë do të jetë në Gjilan.  Të paktën kështu thotë shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu.
Aliu ka thënë se kohëve ë fundit, si asnjëherë më parë, Komuna e Gjilanit është e vërshuar nga vizita të shumta të diplomatëve, ambasadorëve dhe faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar.

"E në kuadër të Festave të Nëntorit, ditën e hënë, Gjilanin do të vizitoj edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë", tha ai./kosovapress/