Një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet për konfliktin në Nagorni-Karabah u zhvillua dje në Vjenë nga Kryesia shqiptare e OSBE-së. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.
Ambasadori Igli Hasani, Kryetari i Këshillit të Përhershëm, përsëriti shqetësimin e Kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.
I shqetësuar nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një çtensionim të menjëhershëm të situatës dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve.
Duke informuar Këshillin e Përhershëm, Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, tha se ai po merrte informacion direkt nga terreni dhe nga bashkëbiseduesit lokalë të nivelit më të lartë. Ambasadori Kasprzyk tha se ishte në komunikim të vazhdueshëm me palët dhe tha se ekipi i tij ishte i gatshëm të rifillonte monitorimin në terren sa më shpejt që ta lejonte situata.
Përfaqësuesit e vendeve të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut – Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën thirrjen e bashkëkryetarëve për të gjitha palët që të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.
Kryesia shqiptare e OSBE-së përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar dhe mbështetjen e saj për punën e bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut dhe Ambasadorit Kasprzyk, në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.1%
-
Keq
59%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 420
Lajme të tjera
-
Hasani në Kroaci, takim me kryeministrin: Mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
23 Prill, 07:44
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Rektori: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Qeveria miraton hapjen e tre ambasadave në Kenia, Indi dhe Indonezi! Hasani: Forcohet edhe më shumë pasaporta jonë në botë
17 Prill, 17:23
-
Hasani takon Thaçin: Shqipëria do të këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent
17 Prill, 11:50
-
Irani sulmoi Izraelin/ Shqipëria evakuon 15 persona, tre prej tyre nga Kosova! 13 turistë u larguan mbrëmë nga Jordania
15 Prill, 11:22
-
Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Presidenti, Rama e ministri Hasani: Kërcënim i rëndë, rrezikon paqen në Lindjen e Mesme
14 Prill, 09:35
-
Celibashi diskuton me përfaqësues të ODIHR për auditimin e teknologjive në zgjedhje: Vendosëm piketat për bashkëpunim të ngushtë teknik
13 Prill, 19:27
-
Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Suedi për gazetarët shqiptarë, për të përmirësuar raportimin për çështjet e sigurisë
13 Prill, 14:03
-
75 vjet NATO, Begaj: Pa aleancën, siguria globale e paimagjinueshme! Peleshi: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin në rajon
4 Prill, 09:23
-
Bruksel, Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
3 Prill, 19:18
-
Hagë, ministri Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes
2 Prill, 15:40