Sipas praktikës protokollare Shqipëria e dorëzoi mandatin si kryesuese e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Mandati u mor në maj 2012 nga Britania e Madhe dhe u dorëzua dy ditë më parë tek Andora. Drejtimi bëhet bazuar në rendin alfabetik të shteteve dhe nëse anëtarësia në KE nuk ndryshon Shqipëria do ta ketë drejtimin 6 mujor në vitet 2035-2036. Në maj qeveria e konsideroi drejtimin arritje historike, kur në fakt ishte rastësi protokollare. Pavarësisht nga ky formalizëm rasti shqiptar në krye të KE u konsiderua unik, për shkak se për herë të parë shteti shqiptar do të drejtonte një organizatë me rëndësi ndërkombëtare. Përkimi i drejtimit me disa ngjarje, si p.sh, 100 vjetori i shtetit shqiptar, procesi për marrjen e statutit kandidat në BE apo fushata promovuese për njohjen e shtetit të Kosovës zgjuan shpresa të mëdha se mandati 6 mujor do të prodhonte një bilanc pozitiv për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Në ceremoninë e dorëzimit të drejtimit autoritetet zyrtare të Tiranës ishin po aq entuziaste sa 6 muaj më parë. Ato folën për suksese historike, arritje të mëdha, rezultate të prekshme, etj. Një bilanc zyrtar nga KE mungon, por një bilanc i aktivitetit, perceptimit dhe produktit 6 mujor është lehtësisht i verifikueshëm në disa element. P.sh, kryeministri pati premtuar se nën drejtimin shqiptar do të thellohen procesi i reformës gjyqësore në KE, forcimi i parametrave të demokracisë, rritja e rolit në dialogun me vendet arabe apo promovimi i nismave të bashkëjetesës në diversitet. Pas 6 muajsh ministri ynë i jashtëm i konsideroi të gjitha këto premtime, të realizuara me sukses. Ai foli për vijimin e reformës në Gjykatën Evropiane, reformën lokale, arritje në bashkëpunimin me vendet afrikano-veriore, promovimin e dialogut ndërkulturor, etj. Suksesi u bazua kryesisht në citimin e disa takimeve apo vizitave protokollare.
Tej oratorisë propagandistike qeveritare kryesimi në KE u shoqërua në fakt me disa tipare të tjera, të cilat nuk përmenden, por që kanë ndikim në imazhin dhe partneritetin e Shqipërisë me këtë organizatë apo shtetet anëtare. P.sh, Shqipëria hyri në histori si vendi i parë në KE që ditën e marrjes së kryesimit ndryshoi Ministrin e Jashtëm, madje në të njëjtën orë që Ministri mbante fjalim në Strasburg, ai ishte shkarkuar në Tiranë. Ky skandal zuri vend në mediat perëndimore dhe mbetet ende i pakuptueshëm për diplomacinë partnere. Një element i dytë kritik ishte vota e Shqipërisë pro një rezolute me frymë kufizuese për demokracinë të sponsorizuar nga Azerbajxhani. Vota në shkëmbim të lobit financiar solli reagime kritike në Tiranë dhe Strasburg.
Një element i tretë ishte sjellja joracionale e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Strasburg, e kulmuar me fjalimet patetike të kryeministrit kundër Bashkimit Evropian dhe krizës financiare. Ai e krahasoi wallstreet-in me piramidën e Sudes, fajësoi krerët perëndimorë për krizën, u dha leksion sesi ai e zgjidhi më 1996 (natyrisht pa përmendur rënien e shtetit të tij më 1997), etj, duke e detyruar drejtuesin e KE ti ndërpresë fjalimin. Edhe ky incident është unikal në dekadën e fundit në KE. Një element i katërt ishte sjellja me dy standarde: nën kryesimin e KE me qëndrime parimore për dialog, diversitet, demokraci, kurse në raport me qytetarët shqiptarë arrogante, kërcënuese dhe refuzuese e dialogut. Greva e urisë së ish përndjekurve politikë solli reagimin kritik të SHBA, BE, KE dhe shumicës së qeverive dhe organizatave evropiane, apelin e tyre për dialog, por qeveria jonë, kryesuese e KE-së, e refuzoi, për pasojë të paktë një qytetar humbi jetën.
Ligjërimet dhe angazhimet për mirëqeverisje lokale në standardet e KE-së, morën goditje direkt kur qeveria qendrore vendosi bllokimin e buxheteve vendore, për shkak të borxheve të keqmenaxhimit të një njësie kur ajo drejtohej e menaxhohej nga vetë qeveria qendrore. Bllokimi drastik i buxheteve lokale solli bllokimin e qeverisjes dhe administratës lokale, sidomos në ato njësi që nuk kanë burime alternative financiare nga qeveria, pra që i përkasin një force tjetër politike jashtë qeverisë.
Në mënyrë ironike qeveria cilësoi arritje ratifikimin këtë javë nga parlamenti të Konventës për dhunën ndaj grave dhe në familje, kur çdo shqiptar, përfshirë diplomatët e huaj, janë njohur me faktin se ajo seancë plenare ishte e dhunshme, plot fyerje, akuza, incidente dhe kërcënime, të ardhura nga spikeri i parlamentit, kryeministri dhe kryetari i grupit të opozitës. Pra, të krenohesh me një sjellje që në fakt të turpëron, minimalisht dështon falsitetin e angazhimit dhe diferencën e madhe midis konventave të shkruara dhe zbatimit të tyre konkret.
Një argument i pestë është refuzimi diplomatik që kancelaritë evropiane i bënë mandatit kryesues shqiptar në ceremoninë e dorëzimit të detyrës. Nga 18 presidentë dhe 47 kryeministra të lajmëruar më parë nga MPJ, në Tiranë erdhi vetëm një ish president, edhe ai për shkak një angazhimi dytësor në kuadër të KE. I vetmi zyrtar i lartë ishte zv/sekretarja e KE dhe ministri i jashtëm i vendit që mori kryesimin. Argumenti i fundit lidhet me procesin e promovimit të Kosovës. Natyrisht që në çdo takim ndërkombëtar zyrtarët shqiptarë e përfshijnë Kosovën, por drejtimi në KE nuk dha ndonjë rezultat pozitiv. Sensibilizimi vijoi, por Kosova mbetet aty ku ka qenë, në atë raport të ngrirë me KE dhe pa përfaqësimin e duhur ndërkombëtar.
Tre kërkesat e SHBA shprehur përmes Sekretares Klinton: dialog bashkëpunues, luftë korrupsionit, shtet të së drejtës dhe zgjedhje të lira, - janë e mbeten sfidat kryesore për Shqipërinë. Ato nuk u zgjidhën gjatë këtyre 6 muajve të kryesimit të KE, dhe me siguri nuk do të zgjidhen as gjashtë muajt e ardhshëm. Ne mbetemi edhe më tej një vend në monitorim nga KE, një vend problematik për parimet që promovon KE dhe BE.
Mesazhi i fundit dhe që i shpjegon të gjitha bilancet e mësipërme lidhet me kërkesën zyrtare të qeverisë shqiptare drejtuar KE për monitorimin tërësor të zgjedhjeve të ardhshme. Një vend që ende nuk ka standarde zgjedhore e ka të pamundur të kryesojë standarde demokracie, dhe kjo u provua edhe në rastin tonë. Ndaj 6 muajt në drejtimin e KE nuk mund të konsiderohen thjesht si një shans i humbur e zhgënjyes. Zhgënjimi vjen kur dikush beson dhe nuk besoj se ka pasur ndonjë shtet/qeveri që ka besuar se ne do të sillemi ndryshe. Shqipëria politike mbetet edhe më tej burim e katalizatore e shanseve të humbura, në reforma, në procesin demokratik, në procesin integrues, në raportet me liritë e të drejtat qytetare, në aspektin e demokracisë funksionale, dhe nuk është e tillë çdo orë të ditës, çdo javë, muaj e vit, nuk mund të ishte ndryshe as në ditët kur ne, për shkak të emrit që fillon me "A" bëmë sikur drejtuam Këshillin e Evropës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com