Kryesuese, por Tirana ka 9 pikë më pak se sezonin e kaluar! Trajneri Shehi: Kemi shumë mungesa, po presim Lulajn dhe Abazajn

Tirana të dielën mori një fitore tejet të rëndësishme, pasi në minutën e 100 mposhti Kastriotin, duke marrë jo vetëm 3 pikët, por edhe duke u kthyer te sukseset pas humbjes me Vllazninë. Për rrjedhojë bardheblutë qëndrojnë në krye të Superligës me 3 pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Mirëpo në krahasim me sezonin e kaluar kur Tirana u shpall kampione, pas 22 javësh kampionat bardheblutë kishin 9 pikë më shumë se sivjet. Për të përmirësuar këtë detaj ekipi i drejtuar nga Orges Shehi duhet që këtë të shtunë të mposhti Teutën, që Lufton për mbijetesë.

“Unë mendoj që kjo skuadër, me atë shpirt gare dhe karakter, me atë ekip ngulmues më knaq, por presim që të rikthehen Lulaj dhe Abazaj sepse në organizëm jemi shumë pak. Vetëm 19 lojtarë,"-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Një tjetër detaj është se Tirana e vjetshme, fiks në këtë fazë të kampionatit, ndjekësin më të afërt e kishte 6 pikë larg, ndërsa këtë sezon Partizani është 3.

Të kuqtë kanë lënë pas momentin e vështirë të 5 ndeshjeve pa fitore duke marrë dy 3 pikësha rradhazi. Të premten sfida e rradhës do jetë në Kukës ndaj verilindorëve, por trajneri Colella ka disa mungesa. Andi Hadroi dhe Eljon Sota kanë plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa Buxhelaj dhe Bilali janë të dëmtuar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City