Kryetari i Bashkimit të Sindikatave është ndjerë keq pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë përplasjes së militantëve të PD-së me forcat speciale në pedonalen ku organizohet takimi elektoral i kryeministrit Rama për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak, Valdrin Pjetri. Në ndihmë i kanë ardhur qytetarë të tjerë të mbledhur në tubim. Ndërkohë, kanë humbur ndjenjat edhe dy gra të tjera, të cilët pas ndihmës së parë të dhënë nga qytetarët, janë ndjerë më mirë.

Lajmi kryesor:
Rama zbarkon në kryeqendrën e Veriut mes gazit lotsjellës: Voltana Ademi kryebashkiakja më e paaftë! Shkodra sfida ime personale /VIDEO












