Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste për një orë u mor në pyetje nga prokurorët e Posaçëm.
Në dalje, Ndreu tha se është thirrur në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një trotuari që është bërë në Lezhë, gjatë kohës të mandatit të parë si kryetar Bashkie. I pyetur nëse ka mundësi që SPAK të ngrejë akuza zyrtare ndaj tij, Ndreu tha se ishte iu gatshëm që të përballej, dhe do të paraqitet përpara hetuesve sa herë që të kërkohet prej tyre.
‘Jam thirrur si person nën hetim, për shpërdorim detyre, lidhur me një denoncim që është bërë për një trotuar që është ndërtuar në një lagje të Lezhës. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza ndaj meje, jam vetëm sot, për të tjerët nuk e di pyesni Prokurorinë’,- tha Ndreu.
Pjerin Ndreu e quajti kallëzim politik atë që është bërë ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme
“Ka zero dëm ekonomik, zero shkelje ligji dhe procedurash, por është një ndërtim që nuk i shkon përshtat Partisë Demokratike. Prokurorët bënë shumë mirë që më thirrën, jam i gatshëm që të vij dhe të sqaroj pozicionin tim sa herë që është e nevojshme”,
Kallëzimi ndaj Pjerin Ndreut është bërë nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes Xhenjo. Ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe bashkia nuk kishte të drejt që të kryente punime, thotë PD e Lezhës në denoncim, që mes të tjerash, e akuzon Ndreun për tender, në kohë fushate.
Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.
Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
Nje gje e dine hajdutet shqiptare:qe hetimet zgjasin aq shume saqe ose dikush vdes ne menyre natyrale dhe i mbyllet dosja dhe sigurisht familja shijon gjene e vjedhur!Pastaj ka aq shume njerez qe duhen hetuar saqe do duhen vite te denohet dikush me kete ritem qe ka Spaku!Keshtu qe ky vend ka mbaruar ,kush humbi pasurine ose njerezit e familjes ta harroje se do gjeje drejtesi!Prandaj edhe njerezit e braktisin parajsen e Rames hajdutit dhe mashtruesit qe cdo dite perpiqet te genjeje shqiptaret por pa sukses!
PërgjigjuKështu foli edhe Zari-thustra!???? Edhe zotni Byqaj kshu tha në fillim...pastaj....kush u pa, u pa kush su pa, su pa!!
Përgjigju