Kryetari i KLP në Hagë, lobon për t’i marrë “PO” Holandës për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kryetari i KLP në Hagë, lobon për t’i marrë “PO” Holandës për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Holandë, në kuadër të informimit të qeverisë holandeze mbi progresin në zbatimin e reformës në drejtësinë dhe ngritjes së institucioneve të reja ligjizbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar para vendimit që Këshilli i Europës pritet të marrë këtë muaj përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Holanda është një nga vendet skeptike brenda Bashkimit Europian, ku ka qenë e pozicionuar kundër procesit të zgjerimit me vendet të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin zhvilluar në Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar selinë në Hagë me drejtuesin e saj, Willem van Nieuwkerk është nënvizuar nevoja për një veprim të menjëhershëm, koherent dhe efikas në implementimin e reformës në drejtësisë me ngritjen e prokurorisë speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Gjithashtu Nieuwkerk ka theksuar faktin se Holanda pret rezultate reale në luftën kundër korrupsionit, krimit organizuar, konfiskimi i aseteve me burim të paligjshëm dhe vendosja para drejtësisë të personave të inkriminuara.

Kryetari i KLP-së paraqiti punën e deri tanishme të Këshillit, risitë dhe vështirësitë që përballojë sistemi i drejtësisë në Shqipëri gjatë zbatimit të reformës.

Ibrahimi ka ofruar shpjegime për mënyrën e re të zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të SPAK nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vlerësuar kriteret të meritës, integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve për këtë pozicion.

Kreu i KLP-së tha se Shqipëria ka bërë hapa para në zbatimin e reformës në drejtësisë duke ndërtuar një sistem të ri, të pavarur dhe pa ndikuar politikisht, në të cilin publiku të ketë besim dhe i cili të vijë në përmbushjen e pritshmërisë së tij sepse populli shqiptar tregon se pret me padurim funksionimin dhe rezultatet nga institucione të reja të drejtësisë.

Ibrahimi është shprehur se hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria ka nevoje për ekspertizën dhe mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar gjatë këtij procesit shpeshherë të komplikuar për shkak të aktorëve të shumtë të përfshirë dhe afateve kohore të paracaktuara.

Kryetari Gent Ibrahimi kërkoi vazhdimin e asistencës dhe ekspertizës juridike holandeze për zbatimin e reformës në drejtësinë dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Ibrahimi ka parashikuar takime me ekspertë ligjor të EUROJUST dhe një bisedë të hapur me rreth 70 gazetare, pedagogë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut mbi sfidat të ndryshimit gjatë zbatimit të reformës në drejtësisë në Shtëpinë e Europës (House of Europe).

Gjithashtu, Gent Ibrahimi pritet të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Holandës, Gerrit van der Brug dhe Presidentin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit të Mbretërisë së Holandës, Henk Navis

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 01/10/2019 09:27

    Deri sa te jete gjalle rrumpalla Sali Berisha vtm pengesa do ketë vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!