Kryetari i KQZ-së, shprehu vlerësime për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe bëri një pasqyrim të përgatitjeve që po bën KQZ-ja për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 qershorit.
Shef i Seksionit të Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. Peter D’Amico, e siguroi Kryetarin e KQZ-së se, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë asistencë dhe bashkëpunim për KQZ-në, në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com