Kryetari i Njësisë Administrative në Peqin rrihet me sende të forta! Dyshohet se kundërshtoi zgjedhjen e kreut të PS

Kryetari i Njësisë Administrative në Peqin rrihet me sende të forta! Dyshohet se kundërshtoi zgjedhjen e kreut të PS

Kryetari i njësisë administrative Gjocaj në Peqin Bilal Hasa

PEQIN - Kryetari i njësisë administrative Gjocaj në Peqin Bilal Hasa është konfliktuar me disa persona në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Peqin, aty ku sot u zhvilluan edhe zgjedhjet për kreun e ri të PS në këtë qark. Shkaqet e këtij konflikti nuk dihen ende, ndërsa burime bëjnë me dije se ai ka nisur për shkak të procesit zgjedhor për kryesimin e PS në Peqin, ku u zgjodh Madrid Sula, e cila ka hasur në kundërshtimin e Hasës.

 I pranishëm ka qenë edhe vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur pikërisht pas ikjes së tij. Hasa është qëlluar me sende të forta dhe shqelma nga persona  të cilët dyshoheshin se njiheshin mes tyre.

Hasa ka refuzuar fillmisht të dëshmojë për policinë por pas bërjes publik të rastit ai tashmë po jep dëshmi për blutë, ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.  Policia po vijon për hetimet për zbardhjen e shkakut të konfliktit, si dhe kapjen e autorëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite