Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka reaguar në lidhje me debatet dhe protestat që po zhvillohen rreth projektit turistik me vlerë mbi 4 miliardë euro në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se investime të këtij niveli përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar:

Ne pozicionin e Kryetarit te Unioni Turistik Shqiptar mendoj se pakënaqësia dhe protestat e qytetareve shqiptare kunder nje investimi mbi 4 miliard euro qe do behet ne sektorin e turizmit, qoftë edhe per pretendimet për mbivendosje të pronës në Zvërnec, apo te disa ambjentalisteve qe pretendojne per zhdukjen e disa gjallesa te vogla ujore,nuk mendoj se i sherben zhvillimit te turizmit dhe te ekonomise shqiptare ,perkundrazi mendoj se ju sherben vendeve kufitare qe nuk duan zhvillimin tone dhe padyshim qe nepermjet ketyre manipulimeve dhe organizimeve te nendheshme duan qe investitoret ti terheqin ne vendet e tyre.

Investime të këtij niveli te cilet sjellin ne vendin tone Brande si Mandarine Oriental,Aman apo Atlantis,disa prej te cileve nuk kane hyre akoma ne Europe, rrisin emrin e shqiperise ne arenen nderkombetare,rrisin vlerën e pronës, krijojnë mundësi për sipërmarrjet vendase dhe forcojnë pozicionin ndërkombëtar të destinacionit turistik te Shqipërise.

Pa diskutim qe ne respektojmë të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe kërkojmë që çdo projekt të zbatohet me standardet më të larta mjedisore dhe ligjore. Por, në të njëjtën kohë, Shqipëria nuk mund të refuzojë investime strategjike që rrit konkurrueshmërinë e turizmit tonë në Mesdhe dhe sigurojne mbi 10 mijë vende pune, duke e kthyer zonën në një nga motorët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit

Eshtë e rëndësishme që debati për investimin në Zvërnec të bazohet mbi të vërteta, mbi fakte, transparencë dhe interesin afatgjatë të Shqipërisë, jo mbi emocione apo dezinformim.

Nga deklarimet publike projekti zhvillohet mbi prona private të blera në mënyrë të ligjshme,por qe nga disa qytetare ka pretendime për mbivendosje të pronës,kjo kategori e cila ka keto pretendime duhet tu drejtohet gjykatave per te vertetuar pretendimet e tyre dhe ti kerkojne garanci shtetit,qe ne rast se gjykata ju jep te drejte,te dale garant qe ti shperbleje per pronen me cmimin shitjes qe kane perfituar pronaret e paligjeshem dhe jo te kerkojne ndihme nga disa qarqe politike Greke te cilet ne vend qe te kontribuojne per rritjen e miqesise ndermjet dy popujve qe jetojne prane njeri-tjetrit prej mijera vitesh,bejne te kunderten duke deklaruar se po grabiten tokat e minoritarve greke ne Vlore dhe nxisin disa emigrante mercenare qe I organizojne me autobuse per te protestuar gjoja ne mbrojtje te pronave minoritare.

Edhe per sa I perket asaj kategorie qe proteston per mbrojtjen e mjedisit dhe kundershtojne ne emer te kesaj kauze,duhet ta kene parasyshe se turizmi modern ndërkombëtar bazohet pikërisht te ruajtja e natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimia kulturore,rspektim të çdo standardi mjedisor, por jo bllokim apriori të investimeve që mund të transformojnë pozitivisht ekonominë kombëtare.

Zvërneci është një pasuri e jashtëzakonshme e Shqipërisë. Sfida jonë nuk është ta lëmë të pazhvilluar,sepse ne qofte se do e konsiderojme Shqiperine vetem per bukurite e saje, nga do ti prodhojme te mirat materiale,sepse mirqenia vjen nga zhvillimi, por duhet te zhvillojmë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë, në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një destinacion më të fortë ekonomikisht, më të vizituar dhe më të vlerësuar në hartën turistike të Mesdheut.