Kryetarja e AMA-s zgjidhet Zv.Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore 

Kryetarja e AMA-s zgjidhet Zv.Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore 

Armela Krasniqi

Armela Krasniqi është zgjedhur si zëvëndës Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA, pas një procesi votimi ku u përfshinë përfaqësues nga 27 vendet anëtare. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një pozicion të lartë drejtues në një nga platformat më të rëndësishme në fushën e transmetimeve të mediave audiovizive.  

MNRA është themeluar në nëntor të vitit 1997, si një hapësirë dinamike komunikimi dhe shkëmbimi praktikash mbi modelet dhe transformimin e tregut audioviziv.  Një nga qëllimet parësore të Rrjetit mbetet forcimi dhe përafrimi i qasjeve të vendeve anëtare në ballafaqimin e sfidave të sektorit audioviziv. Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut.  

Aktualisht Presidencën e MNRA e mban Presidenti i Rregullatorit kroat, ndërsa Armela Krasniqi do të ushtrojë detyrën e zv.Presidentes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion