Kryetarja e Kuvendit pret Ambasadoren e Kanadasë: Bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

Kryetarja e Kuvendit pret Ambasadoren e Kanadasë: Bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

Elissa Golberg dhe Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e Kanadasë, rezidente në Itali, Elissa Golberg. Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë.

Kryetarja Nikolla përcaktoi si aspekte prioritare bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendimin e punës midis komisioneve përkatëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Bashkëpunimi do të intensifikohet edhe midis shërbimeve parlamentare dhe praktikave të suksesshme të ligjbërjes së mbështetur në analiza kërkimore.

Ambasadorja Golberg falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen dhe nënvizoi se Kanadaja është një vend mik i Shqipërisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Kanadasë është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit më Kuvendin e Shqipërisë..

Ambasadorja Golberg e njoftoi Kryetaren Nikolla se nëntori do të jetë muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada dhe se gjatë këtij muaji do të zhvillohen veprimtari të shumta për njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ura bunes: 21/09/2022 16:50

    Shqipnia duhet ta kishte me patjeter ambasaden Kanadeze ne Tirane,se ne Itali asht tortur e madhe as nuk I perfillin shqipet fare dhe i perbuzin e tallen me ta ne aplikimet online.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!