Kryevirologu amerikan: Optimizëm i kujdesshëm për vaksinë anti Covid

Kryevirologu amerikan: Optimizëm i kujdesshëm për vaksinë anti Covid

Një nga ekspertët kryesorë për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se është optimist se vaksina kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – mund të gjendet në kohë rekorde.

Faucci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se provat e hershme të disa vaksinave kanë qenë pozitive.

Kompania amerikane Moderna ka testuar tashmë një vaksinë eksperimentale dhe ka thënë se ajo ka dhënë shenja premtues.

“Po, jam optimist i kujdesshëm se do të kemi vaksinë brenda një periudhe të arsyeshme kohore, jo vetëm nga kompania Moderna, por edhe nga të tjera. Jemi të përfshirë në bashkëpunim me disa kompani. Arsyeja që jam optimist është se në provat e hershme te njerëzit dhe te kafshët, rezultatet kanë qenë të favorshme”, tha Faucci.

“Nëse kemi vaksinë të suksesshme, mendoj se shumica e njerëzve do ta marrin, qoftë përmes zyrës së mjekut të tyre, përmes farmacive apo qendrave të shpërndarjes”, shtoi ai.

Dhjetëra kompani farmaceutike janë në garë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, i cili ka prekur mbi 7.4 milionë njerëz në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm