Kryeministri Johnson lajmëron ashpërsimin e masave anti-COVID në Britaninë e Madhe: Karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 22 shtete

Kryeministri Johnson lajmëron ashpërsimin e masave anti-COVID në Britaninë e Madhe: Karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 22 shtete

Foto qytetarësh në aeroport

BRITANIA E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka lajmëruar se qeveria do të ashpërsojë masat e kontrollit në pikat kufitare me qëllim mbrojtjen e vendit nga variantet e reja të COVID-19.

Johnson ka bërë me dije se janë 22 vende të cilat konsiderohen me rrezik të lartë për sa i përket varianteve të reja të COVID-19, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Portugalinë dhe SHBA-në.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se për të ulur më tepër rrezikshmërinë, udhëtarët që nuk mund ti ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe siç janë shtetasit britanikë dhe që duhet domosdoshmërish të udhëtojnë nga këto vende të cilat konsiderohen të rrezikshme, do t’u sigurohet strehim për 10 ditë në mënyrë që të qërojnë të izoluat dhe kjo nuk përfshinë përjashtime, ka theksuar Johnoson.

Udhëtarët do të priten në aeroport dhe do të transferohen në hotele.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 3.689.746, ndërkohë që numri i viktimave është 100.162 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Britania e Madhe është vendin i parë në botë i cili nisi vaksinimin e qytetarëve dhe duk përdorur 3 vaksina të ndryshme, Pfizer, Modera dhe AstraZeneca.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin