Ksamil/ Ngritën baza ankorimi pa leje për mjetet lundruese te “Tre ishujt”, procedohen 6 persona dhe bllokohen 10 pedanë

Ksamil- Vendosën mjetet e tyre lundruse në vende të ndaluara nga autoritetet (vendbazime) në bregdetin e lakmuar të Ksamilit, procedohen penalisht 6 nga pronarët e dyshuar dhe po kërkohet për të tjerë persona që kanë kryer kundravajtje.

Policia e Sarandës konfirmoi sot kryerjen e operacionit pas sinjalizimeve nga qytetarët e ndryshëm, se të paktën 10 pedane ishin vendosur pa leje në zonën e plazhit, duke shqetësuar edhe pushuesit.

“Në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Detare, Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe me IVMT bashkia Sarandë, u hoqën 10 pedanë të vendosur në det, në Ksamil”, sqaroi policia vendore.

Lokalizimi i shkeljeve, që dyshohet se janë kryer edhe me qëllime përfitimi nga të penalizuarit, u bë në vendin e quajtur “Tre Ishujt”. Kjo zonë kryesisht shërbente si vendbazim për mjetet lundruese, kryesisht për Jet Ski-të e miratuara me leje.

Policia detajoi se nën hetim u vendosën shtetasit; D. M., S. D., F. H., S. P., E. M. dhe D. B.

Kurse dosja për rastin i kaloi prokurorisë vendore. Policia gjithashtu apeloi ndaj qytetarëve që “të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për zonat bregdetare dhe ato ujore, në mënyrë që të shmangin ndëshkimet penale”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tenisti italian Jannik Sinner rezulton pozitiv në antidoping, por gjykata e shpall të pafajshëm: Ishte e pavullnetshme

Tenisti italian Jannik Sinner rezulton pozitiv në antidoping, por gjykata e shpall të pafajshëm: Ishte e pavullnetshme