Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në ujërat e Gjirit të Ksamilit ku 22-vjeçari Albiano Kreçi ndërroi jetë tragjikisht pasi mjeti lundrues ë ai po drejtonte (Jet Car), u përplas papritur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Report Tv sjell videon nga momenti i aksidentit ku shihet se mjeti lundrues i 22-vjeçarit ishte me shpejtësi të lartë e për pasojë ka gjetur vdekjen. Ai është dërguar dhe në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk ka mundur të mbijetojë.
Albiano Kreçi, ka qenë i diagnostikuar që prej moshës 15-vjeçare me diabet dhe dy vitet e fundit merrte insulinë. Ditën e djeshme para se të hypte në mjetin lundrues kishte marrë insulinë. Kjo sipas bluzave të bardha ka ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtimit të mjetit lundrues nga ana e 22-vjeçarit.

Viktima Albiano Kreçi
Komente






