Në lidhje me atë që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Marinëz të Fierit ku disa puse nafte të komapnisë Kanadeze “Bankers Petroleum”, shpërthyen dhe krijuan një situatë të vështirë për banorëte asaj zone, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkut. Në një deklaratë për mediat ky komitet thekson se në Tetorë të vitit të kaluar kishte dërguar një Marinëz një grup vëzhguesish për të analizuar situatën atje.
Personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore Zharrëz (pranë Marinzës), ka informuar Grupin e KShH në lidhje me problemet që shkaktojnë gazrat, në shëndetin e njerëzve të kësaj zone. Po ashtu grupi i KShH është njohur edhe me pakënaqësitë e banorëve të kësaj zone për problemet që u kanë ardhur nga puna në puset e naftës, shqetësime të cilat ata i kanë ngritur disa herë por që nuk kanë marë asnjë përgjigje. Sipas banorëve ndotja që shkakton Bankers Petroleum shihet edhe në ndotjen e madhe të ajrit në këtë zonë.
Të gjitha këto shqetësime Komiteti Shqiptar i Helsinkit jua ka adresuar zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse por përgjigja nga ana e tyre u anashkalua.
Sipas KShH fillimi i çështjes penale për kompaninë “Bankers Petroleum” është i vonuar, pasi organet e ndjekjes penale duhet të kishin nisur hetimin kohë më parë.
Ja deklarata e plotë për shtyp e Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
“Mbështetur në ankesat e banorëve të zonës, në fillim të Tetorit 2014, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dërgoi në vend një grup vëzhguesish dhe konstatoi se, midis të tjerave, ajri në këtë zonë ishte tepër i ndotur. Personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore Zharrëz (pranë Marinzës) na informoi se kjo situatë kishte ndikuar dhe vazhdonte të ndikojë negativisht në keqësimin e shëndetit të banorëve. Nga ana e tyre, banorët shprehën pakënaqësinë se asnjëherë nuk ishte ndërhyrë për të parandaluar këtë gjendje. Më 2 Tetor 2014 KShH reagoi me një deklaratë publike, lidhur me situatën e rëndë të konstatuar, si dhe ju drejtua zyrtarisht, me shkresë, Kryeministrit, Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Ministrit të Mjedisit, Ministrit të Shëndetësisë, Komisioneve të Kuvendit, veprimtaria e të cilëve lidhej me problematikat e situatës në Marinëz. Atyre ju kërkuam të kryenin verifikimet e nevojshme dhe të ndërhynin për të garantuar që aktiviteti i shfrytëzimit të puseve të naftës i kompanisë “Bankers Petroleum” të kryhej në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kontratën e lidhur dhe, mbi të gjitha, të zhvillohej pa shkaktuar dëm pronës dhe shëndetit të banorëve të zonës. Ne morëm vetëm një përgjigje nga Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve, e cila na përcillte një shkresë të Drejtorisë së Hidrokarbureve, pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në të cilën përshkruheshin gjetjet e monitorimit të kryer në zonë nga ai autoritet, por në shkresën që morëm nuk gjetëm asnjë konkluzion ose masë të marrë prej tyre për përmirësimin e situatës.
KShH mendon, gjithashtu, se fillimi i çështjes penale është i vonuar, pasi organet e ndjekjes penale duhet të kishin nisur hetimin kohë më parë, me nismën e tyre, të nxitur nga ankesat e herëpashershme të shtetasve të zonës, të cilat janë përcjellë nga mediat e shkruara dhe elektronike të vendit. Nga ana tjetër ne presim që organet e administratës shtetërore dhe ato të drejtësisë të veprojnë jo vetëm kur ndodh një ngjarje e rëndë, por dhe për të parandalimin e tyre, si dhe të tregojnë më shumë vëmendje ndaj shqetësimeve që ngrenë shtetasit.
KShH sugjeron që autoritetet përkatëse të analizojnë me seriozitet situatën, shkaqet që e shkaktuan dhe personat përgjegjës që kanë ndikuar në shkaktimin e saj, ose që nuk kanë vepruar për parandalimin e ngjarjes të vihen përpara përgjegjësive ligjore. Sugjerojmë, gjithashtu, që institucionet përgjegjëse shtetërore të marrin masat e nevojshme për të normalizuar situatën, si dhe për të detyruar subjektet fajtorë të çdëmtojnë shtetasit e dëmtuar dhe për të kthyer mjedisin në gjendje normale”.
Redaksia Onlie
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com