Një makinë ka mbetur e bllokuar pas prishjes së parkingut Taiyuan. Ndërtuesit përpara se të prishnin zonën, pritën 10 ditë që të vinte pronari i makinës dhe ta largonte prej andej.

Por ai nuk u kthye në kohë dhe ndërtuesit thanë se nuk mund të prisnin më shumë se kaq.

Grumbujt e rrënojave prej betoni kanë bllokur çdo rrugë dhe nuk ka asnjë mundësi që makina të dalë jashtë. E vetmja mundësi për t’u zhvendosur prej andej është me vinç.

Shumë projekte të tilla në Kinë kanë detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, sepse ndërtimet fillonin përpara se ata të zhvendoseshin.

makina kine, e bllokuar 1
makina kine, e bllokuar 2

(v.gj/shqiptarja.com)