'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

 

Gjatë fjalimit nga takimi me shqiptarët në Londër, Kryeministri Rama tregoi edhe një moment nga një vizitë e mëparshme në Londër, ku ai tha se ishte ndierë si në shtëpi për shkak të numrit të madh të shqiptarëve.

'Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion. Kur isha disa kohë më parë në Londër për të folur në emër të Shqipërisë duke prekur nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve ndodhi diçka, truprojat angleze ishin shumën e çuditshme hyr në hotel dhe ulem për të marrë një kafe vjen kamarieri dhe më flet shqip, truproja më sheh dhe i them mos u shqetësoi jam në shtëpi.

Dal nesër në mëngjes dhe dëgjoj në lëvizje Edi Rama, shoh tre punëtorë në skela, ata më thonë në shqip kthehu për një kafe o burrë nga ora 4. Unë i kthehem dhe i them mos u shqetëso jam në shtëpi. Kulmi ishte në Parlamentin anglez, ku roja tha ‘ku je bre kryeministër’, i kthehem dhe i them truprojës, a je nga Shqipëria edhe ti miku im? Një gjë është e sigurt ajo teta që ju tregonte ju me gisht iku nga pushteti bashkë me shpurën e saj, kurse ju ja ku jeni. Këtu apo gjetkë kur më të mëdhenjtë janë thjesht viktima të luftës për pushtet, ajo retorikë nuk deformon vetëm të vërtetën, por të ardhmen dhe të tashmen', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë