Kthen bunkerët në atraksion turistik
Arapi:Ka edhe të luftës së II botërore

Kthen bunkerët në atraksion turistik<br />Arapi:Ka edhe të luftës së II botërore
Edhe pse në një moshë të madhe, Xhemal Arapi 78 vjeç nga Dermenasi i Fierit, kujdeset për familjen e tij 8 anëtarëshe.

Ndryshe nga shumë banor ku në tokat e tyre kishin bunker dhe i kanë shkatërruar 78 vjeçari bunkerët i ka kthyer në një atraksion turistik.

Megjithëse nuk janë të shumtë turistët, ai me të ardhurat e siguruara nga kjo punë siguron jetesën e familjes.
 
Në pronën Xhemal Arapit ka bunker edhe të 1944-s të cilët janë përdorur nga gjermanët.

Turistët të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës para se të shkojnë për të vizituar Apoloninë bëhen kureshtar nga bunkeri Xhelalit dhe shkojnë për ta vizituar atë.
 
Unë e ruaj bunkerin për turistat më shumë. Nuk i kam prishur, meqenëse më ra toka këtu. Turistët vijnë, në manastir dhe pastaj kthehen këtu tek unë. Vijnë polakë, holandezë, francezë, anglezë, gjermanë, dhe lloj-lloj turistësh vijnë. Ata japin sa të duan para, unë nuk iu kërkoj asnjëherë para atyre. Jam shumë i kënaqur, bunkerët i mbajë se nuk punë tjetër nuk kam, të ardhura të tjera nuk kam. Nuk kam asnjëri që më ndihmon se jam 8 veta në shtëpi dhe asnjë nuk kam në punë. Me lopën, me bunkerët, kam edhe një bunker gjerman aty që ka të shkruar parullën e 1944kur unë kam qenë 4 vjeç”, tha Xhemal Arapi.
 
Më të shpeshtë janë shtetasit gjerman ata të cilët vizitojnë bunkerin e kohës së luftës së dytë botërore.

Xhelali nuk u kërkon para për të vizituar bunkerët, por janë vetë turistët të cilët i japin sipas dëshirës së tyre.

[gallery]22120[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi