Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?

Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?

Siç e thoshte me të drejtë M. Baze në editorialin e tij, ai dhe gazeta «Tema» nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush (shih : «Përse nuk duam të na mbrojë askush nga Ilir Meta»). Pse ? Sepse të të sulmojë Ilir Meta është shenja e sigurtë që ti je gazetar me integritet, se nuk je hajdut, nuk bashkëpunon me mafien dhe krimin në këtë vend dhe se je në anën e duhur të opinionit publik.

Më kujtohet se e njëjta situatë ndodhte andej nga vitet 1992 kur mes kolegësh të reshtuar në atë kohë në krahun e PD-së thoshim se po të të shante «ZP»-ja ishe në rregull, sepse të mbroje sistemin e përmbysur socialist dhe diktaturën shqiptare në atë kohë ishte një barrë e rëndë.

Mirëpo sot kemi një realitet krejt tjetër dhe heronjtë e demokracisë apo ata që u vunë në ballë të lëvizjeve apo të forcave politike që shenjuan gjithë këta vite tranzicion, në të shumtën e herës janë bërë problemi i demokracisë. Çifti ekzemplar që shenjon deformimin e demokracisë shqiptare, kalbëzimin e saj, krimin, vrasjen, vjedhjen, abuzimin me pushtetin, vrasjen e ëndrrës për një jetë më të mirë apo për ta bërë «Shqipërinë si Europa» janë çifti Berisha- Meta. Kjo dyshe që tani në fund është bashkuar edhe në vendin e rehatisë e të pushimeve, në Gjirin e Lalsit, simbolizon anën e errët të demokracisë shqiptare. Rekordet e tyre kriminale janë përmendur disa herë dhe këtu nuk është rasti të përmenden përsëri. Ajo që të lë pa mend është një gjë tjetër : reagimi i medies dhe gazetarëve ndaj kësaj të keqeje dhe ndaj këtij çifti. Unë i mirëkuptoj të gjithë gazetarët e reshtuar në kampet politike respektive, pra ata që punojnë për PD-në dhe ata që punojnë për LSI-në. Nuk është në kodin e tyre dhe në etikën, gjithashtu, që të mbajnë qëndrim ndaj krimeve që kanë kryer shefat e tyre. Nëse dikush e bën ai largohet me vetëdije nga ajo forcë politike dhe e vë veten në dispozicion të lirisë vetjake. I mirëkuptoj, gjithashtu, edhe ata gazetarë që sot janë reshtuar me Berishën, Metën e Lulin sepse urrejnë Edi Ramën.

Secili është i lirë të ndryshojë bindjet dhe opinionin e tij. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. Por nuk mund të kuptoj ato organizata që ndërtohen si bashkim individësh me opinione të lira dhe të paanshme, siç ishte rasti i deklaratave dhe prononcimeve shpesh të egra për atë që u quajt ligji « antishpifje », të cilat në rastin e sulmit kriminal që Presidenti i Republikës i bën një mediaje heshtën. Ndërkohë që nuk munguan ta quajnë Edi Ramën Lukashenko apo diktator vetëm pse bëri një ligj ashtu siç e kishin hartuar edhe disa vende të tjera. Personalisht atë projketligj e kam kundërshtuar por jo për ato arsye që e kanë kundërshtuar ata gazetarë dhe ato organizata që nuk kanë integritet dhe moral që të ngrihen mbi pasionet e tyre të errëta që i bëjnë palë edhe me djallin vetëm të sulmojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Këto organizata më kanë dërguar edhe mua një deklaratë dhe ja cilat janë :  BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Grupi Shqiptar për të drejtat e njeriut, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, New Media Network, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Më duket vetë njëra prej tyre ka reaguar « Shoqata e gazetarëve europianë të Shqipërisë ». Kur ishte rasti i projektligjit të qeverisë për paketën « antishpifje » nuk kishte ekran televizori që mos të shihje ndonjë nga këta përfaqësues duke bërë deklarata të bujshme se po shkelet kjo e po shkelet ajo. Ai projektligj natyrisht që ka defekte, por krimi në median shqiptare nuk vjen nga ai projektligj. Këta zotërinj që shqetësohen për nismat e qeverisë bëjnë mirë, sepse askush nuk është dorëjashtë nga dëshira për të futur hundët më media.

Por të heshtësh kur presidenti i vendit sulmon medien më të madhe në vend dhe një nga gazetarët më të mirë të vendit, më së paku kjo është mungesë e thellë integriteti moral e profesional dhe më së shumti është një shfaqje e shëmtuar e aleancës së zezë që po realizohet në Shqipëri mes gjithë atyre që e ndiejnë veten të përjashtuar nga përfillja e Ramës dhe të bërë bashkë me Metën e Berishën në krye nuk lënë gur pa lëvizur dhe aleancë për ndërtuar që të shfryjnë zemërin e tyre përballë një kryeministri që nuk i përfill dhe që nuk bën aleancë me ta. Të mësuar të jenë shtojca të çdo qeverie, kjo aleancë duket se ka gjetur shpresën te dyshja Meta- Berisha që të paraqesë Shqipërinë me ngjyra të errëta, ndërkohë që kur errësira që çliron Meta dhe Berisha mbi këtë vend atyre u duket si një dritë që do tu tregojë rrugën drejt aleancës me pushtetin që për fatin e tyre të keq nuk do t’u vijë kurrë. Ndaj ka të drejtë Mero Baze kur shkruan në editorialin e tij se nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. Të paktën nga « heronjtë » që u afirmuan në luftën kundër ligjit antishpifje, jo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 07/10/2020 12:49

    Po or K/Hajdut i madhit Shqiptar .Ben cdo tentative qe te shpetosh ate Sum nga Skrapari Sa i veshtirshem je sa te sulmojne ne te gjitha pjaest njerezit e ndershem dhe akoma hiqesh si bandill patriot do te thote sr je bere si nje trup i vdekur por prap detyren qe te fusesh Popullin ne lufte se harrove as nje here Por se shpejti do marrish ate lajm qe e ke pritur me kohe nga SPAK .Te vjedhesh Kombin e Popullin dhe te tregohesh patriot Veten rraca jote e degjeneruar Krahinore i shkon per shtat Do grish edhe ca kohe dhe do te mbyllin atje ku pula gure Kodosh i Kombit .Docat i ke cuar ne Angli per shkollim dhe i paguan me Folrite e Eurot e vjedhur Popullit ,dhe serish hiqesh patriot i shkerlyer o matrak o Suzar

    Përgjigju
  • ceni: 05/10/2020 15:40

    po ti mor Ilir hero i kujt je, i rames, i lalit, apo i parase qe te ushqejne keta. ik o ilir, il se po te del ndonje studente e tregon sjhume tgjera per ty si hero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)