Ku jeton në Kukës dhe çfarë reklamon në rrjetet sociale Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Report Tv sjell pamje nga banesa ku ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Burime për Report Tv thonë se Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.

Por ajo që vihet re është diferenca që ndodh në jetën e Fjolla Morinës nga ajo realja dhe ajo e shfaqur në rrjetet sociale. Ndërsa në Kukës ndodhet në një banesë të thjeshtë ku shfaqet larg luksit dhe jetës së shtrenjtë, në rrjetet sociale Fjolla poston shtëpi luksoze ku shkruan se e ka blerë para pak ditësh në Prishtinë.  Gjithashtu edhe në videon e shpërndarë ku shfaqet me të bijën duke luajtur, tregojnë një Fjolla Morina larg stresit, e pa shqetësuar edhe pse ndodhet e mbyllur mes 4 mureve në 'arrest shtëpie' në Kukës.

Rikujtojmë se këngëtarja kosovare u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri me vete, njëra prej të cilave çakmak. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë. 

1601113393_Screenshot3.jpg

Banesa në Kukës

Banesa ne Kosovë


Lajmi kryesor:

Ku jeton në Kukës dhe çfarë reklamon në rrjetet sociale Fjolla Morina! Dalin pamjet ku po e kalon 'arrestin shtëpiak' këngëtarja! Kërkon lirinë në Apel


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës