Ku u zhduk Iliri? Fryt i dashurisë i një vajze jetime dhe një djali me ngjyrë

Iliri, djali i vetëm i saj jetonte në Itali me nënën. Elida shkëputi marrëdhëniet me të birin, kur në vitin 2017 ky i fundit u kthye nga autoritetet italiane në Shqipëri. Pas kontakteve rregullisht me të birin, për afro disa muaj me radhë Elida, nuk ka mundur dot të kontaktojë me Ilirin që prej 24 tetorit të vitit 2017.

Ai është djali i vetëm i saj. Fryt i një dashurie mes një vajze jetime dhe një djali me ngjyrë. Kjo është historia e dashurisë së Elidës dhe Aleksandrit, familja e këtij të fundit doli kundër. Por pavarësisht kësaj, ata u martuan në vitin 1987.

Djali erdhi në jetë një vit më pas, më 1988, por martesa e tyre nuk funksionoi. Ata u ndanë ndërsa Elida vendos të largohet drejt Italisë, atje ku ndodhej dhe vëllai i saj. Ishte viti 1995, kur djalin asokohe 5 vjeç, Ilirin ia beson prindërve dhe vetë largohet drejt shtetit fqinj.

Pasi bëri dokumentet dhe me të marrë prokurën nga babai i djalit Aleksandri, Elida kthehet dhe merr djalin e tyre Ilirin, atje ku ai nis te shkollohet dhe të rritet nën përkujdesjen e nënës së tij.

Pa mbushur 18-vjeç, Iliri fillon punë në pastiçeri, vend në të cilin punonte dhe nëna e tij. Punoi aty për afro 4-vite dhe më pas u njoh me një vajzë italiane me të cilën bashkëjetoi 9 vite. Iliri kërkonte të rrinte tek i ati në Elbasan, në shtëpinë e gjyshes, por kur mësoi se babai ishte tashmë një i alkoolizuar vendos të qëndrojë me të ëmën në Itali.

Ishte viti 2014 kur Iliri ishte bërë një djalë tejet pasiv, ndjehej i zhgënjyer dhe dy vite rutina e tij ishte shëtitja dhe kalimi për një kohë të gjatë në bibliotekë.

Diçka nuk shkoi mirë këtë periudhë dhe Iliri kthehet në Shqipëri, nga autoritetet italiane, më 13 korrik 2017, ai gjendet në Elbasan në familjen e të atit.

Një keqkuptim në familjen e gjyshërve, bëri që Iliri të largohet nga aty dhe të vij në Tiranë për të kërkuar punë, pasi tashmë kishte mbetur vetëm, pa përkrahje. Tashmë ai endej në Tiranë vetëm dhe i kërkonte nënën ndihmë të vazhdueshme financiare.

Mes shqetësimeve të fundit që paraqiste djali i saj Elida nuk di të thotë me siguri se çfarë ndodhi me fatin e tij, kur kanë kaluar muaj nga humbja e kontaktit me të, humbje që është denoncuar edhe në polici.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike