Një nga fjalët kyçe të ditës së sotme është negocimi. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, disa orë më parë tha se ai do të ishte i gatshëm të ulet për bisedime me Vladimir Putin nëse udhëheqësi rus është i interesuar t'i japë fund luftës.
Bisedimet duket se nuk kanë gjasa të ndodhin së shpejti, duke qenë se Rusia dhe SHBA kanë ide shumë të ndryshme se çfarë do të përfshinte një marrëveshje paqeje: Moska dëshiron të mbajë territorin që ka pushtuar në Ukrainë dhe Uashingtoni dëshiron që këto zona t'i kthehen Ukrainës dhe të happen gjykatat për krimet e luftës.
A mund të ulen Rusia dhe Ukraina për bisedime?
Mesa duket kjo është e pamundur. Zyrtarët e të dyja palëve kishin zhvilluar bisedime në fillim të pushtimit, por asnjëra nga palët nuk duket e gatshme të bëjë një hap para për të zhvilluar një bisedim, raportojnë mediat e huaja.
Janë ngritur pyetje nëse Ukraina duhet t'i bëjë lëshime Rusisë për t'i dhënë fund luftës, si p.sh. me dorëzimin e pjesëve të rajonit lindor të Donbasit, por Ukraina dhe disa nga aleatët e saj kanë marrë një qëndrim të vendosur kundër kësaj.
Polonia dhe shtetet baltike, së bashku me Britaninë e Madhe, kanë thënë vazhdimisht se nuk duhet të ketë presion ndaj Ukrainës për të bërë lëshime. Ata gjithashtu argumentojnë se është një gjë e gabuar të hysh në diskutime me Vladimir Putin.
Franca dhe Gjermania janë përpjekur të mbajnë dialog të hapur me Putinin, të cilët duan që bisedimet të fillojnë relativisht shpejt. Këtë javë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se do të dëshironte të shihte që Evropa të kthehej në "rendin e paqes" të paraluftës nëse Rusia pranon të ndalojë agresionin kundër fqinjëve të saj.
Të tjerë kanë argumentuar se nëse Ukraina do të lejonte Rusinë të mbante territorin që ka pushtuar që nga viti 2014, si Krimea dhe Donbasi, kjo mund ta bënte një marrëveshje më të mundshme.
Megjithatë, Ukraina i ka bërë të qarta synimet e saj për të rimarrë territorin e aneksuar të Krimesë në një moment në të ardhmen.
Lajmi kryesor: