Ku shkuan paratë e fustaneve
që shiti Arbana Osmani?

Ku shkuan paratë e fustaneve<br />që shiti Arbana Osmani?
Arbana Osmani pati bërë të ditur në rrjetin e saj “Instagram” se të gjitha veshjet që ka përdorur në “Big Brother” gjatë këtij sezoni do të shiten.

Veshjet e saj janë dizenjuar nga Lori Hoxha dhe Arbana ka ftuar të gjithë të interesuarit që të informohen për çmimet, numrat dhe markën në një faqe.

Prezantuesja tha se paratë do të shkojnë për bamirësi por nuk na tregoi destinacionin.

arbana osmani

Dje ajo ka udhëtuar bashkë me dizenjuesen e saj Lorin drejt Kosovës dhe paratë i janë dhuruar Agnesa Kondirrolli, 19-vjeçare.

Vajza do të kurohet me ato para për një sëmundje që quhet melanoma në lëkurë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)