Ku u depozitua rëra e ndotur
në bregdetin e Durrësit?

Ku u depozitua rëra e ndotur<br />në bregdetin e Durrësit?
Vija bregdetare nga plazhi i Hekurudhës deri në sektorin Iliria e cila u mbulua nga vaji dhe hidrokarburet dy ditë më parë është pastruar e gjitha.

durres
( Në foto bregdeti pas pastrimit)

Por mister mbetet vendi ku është depozituar rëra e mbledhur. Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, u shpreh se rëra e ndotur nga vajrat e djegura është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto-Romano në një vend të posaçëm ku hidhen këto lloj mbetjesh.

Por një ditë më pas në pikëgumbullimin e mbetjeve në Porto-Romano, përveç mbeturinave nuk gjendet asnjë gjurmë e rërës e cila supozohet se është depozituar aty. 
Megjithatë burime për “Shqiptarja.com” thonë se ndryshe nga mbetjet e tjera të cilat digjen, rëra e ndotur nuk është djegur me qëllim shmangien e një zjarri të mundshëm por është groposur dhe mbuluar.

plehrat porto romano

Puna për pastrimin e rërës së ndotur dhe largimin e saj nga bregdeti mendohet se është bërë gjatë pasdites së të shtunës si dhe gjatë natës rreth orës 03.00 të mëngjesit së të dielës, ku 4 kamionë e kanë transportuar atë drej një vendi i cili mbetet ende mister. Burimet thonë se rëra është groposur, por ne nuk gjetëm asnjë gjurmë qoftë të saj, por edhe të gropave të freskëta të hapura.

plehrat porto romano

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet