Kuajt përplasen gjatë garës
vdes kalorësja në sy të fëmijëve

Kuajt përplasen gjatë garës<br />vdes kalorësja në sy të fëmijëve
Një kalorëse rreth të dyzetave pësoi një vdekje tragjike pas rrëzimit në një garë kuajsh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Zelandën e Re ku Rebecca Black në garim e sipër u rrëzua nga kali i saj i cili u përplas me një tjetër kal garues në pistë duke gjetur vdekjen.

Edhe pse ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme, kalorësja nuk ia doli të  mbijetojë, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga rrëzimi. Fatale ka rezultuar rënia e kalit sipër saj në momentin e rrëzimit çka i ka dhënë vdekjen e menjëherëshme
.
Të njëjtin fat pësoi edhe kali i nënës së tre fëmijëve, dy prej të cilëve panë live skenën horror nga tribuna dhe mbeten të shokuar.

Garuesja tjetër e cila u bë pjesë e aksidentit shpëtoi vetëm me disa dëmtime të lehta. Black ishte një kalorëse me përvojë dhe e njohur në garat e hipizmit, me 108 fitore në 1264 gara të zhvilluara.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot