Kufijtë Kosovë- Serbi, Meta: Ja kush është vija e kuqe për ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta i ftuar sonte në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv duke komentuar debatin mes Serbisë dhe Kosovës për rishikimin e kufijve ka deklaruar se ‘’Vija e kuqe është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës’. Referuar qëndrimit të kryeministrit se ‘ndodhemi para një shansi që nuk duhet humbur’, kreu i shtetit theksoi se qëndrimi i tij është në sinkron me atë të qeverisë dhe për këtë ka pasur edhe një takim me Bushatin.

Kam thënë që në rastin më të mirë është humbje kohe, dhe në rastin më të keq rrezikon hapjen e kutisë së Pandorës. Dhe kjo nuk është diçka e rëndë po të flasim për çështjen e kufijve në Ballkan sepse dihet se nga i kanë ardhur fatkeqësitë Ballkanit historikisht, por edhe jo më shumë se para 20 e ca vitesh.

Pra, në rastin aktual duhet të kemi parasysh që Presidenti Thaçi nuk ka folur asnjëherë për ndarje të Kosovës apo për shkëmbime territoriale. Ai ka ngritur çështjen e korrigjimit të kufijve, si një term i ri, i cili nënkupton, sipas tij, mundësinë e ribashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, por pa cenuar tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Kështu që në këtë drejtim besoj se qëndrimi im ka qenë tërësisht i përgjegjshëm, i përmbajtur dhe koherent, me gjithë politikën që Shqipëria ka ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve në mbështejte të pavarësisë së Kosovës, të njohjes së Kosovës, por edhe të mbështetjes së dialogut Serbi-Kosovë.

Unë kam theksuar gjithmonë se ky dialog nisi për të njohur këtë realitet të ri dhe për të pajtuar këto dy realitete, pra Serbinë me shtetin e ri të Kosovës dhe jo si një mënyrë për të devijuar nga ky realitet dhe për të shkuar drejt të panohurës, që do të thotë ndryshimi i kufijve apo shkëmbime territoriale.

Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndryshuar politikën e tyre për rajonin, pra si politikë që synon fuqizimin e stabilitetit dhe të sigurisë në këtë rajon, aq më tepër kur kemi tashmë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kur kemi përpjekjet e tyre për të mbështetur marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë që do të anëtarësonte shumë shpejt edhe Maqedoninë në NATO.

Shtetet e Bashkuara natyrisht që kanë mbështetur dhe mbështesin dialogun me Serbinë, por e kanë bërë të qartë që do të donin që ky dialog dhe rezultati i tij apo marrëveshja e tij të sillte një produkt të zbatueshëm, një produkt që garanton stabilitet për Kosovën, për Serbinë dhe njëkohësisht edhe për të gjithë rajonin.

Dha natyrisht që kushdo mund ta interpretojë në mënyrë të ndryshme, por interpretimi që unë i bëj këtij qëndrimi është që, nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë vijë të kuqe për këtë çështje. Vija e kuqe është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës dhe njëkohësisht edhe e të gjithë rajonit nga një marrëveshje e tillë.

Unë besoj se në qëndrimet e mia në këtë çështje bazohem qartë edhe në programet dhe qëndrimet e qeverisë shqiptare, dhe mbi të gjitha të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe në të gjithë politikën e ndjekur nga Shqipëria që nga shpallja e Kosovës shteti i pavarur dhe në vijimësi, e cila është një politikë kombëtare, nuk është thjesht e një pale apo e palës tjetër.

Për këtë çështje kemi pasur diskutime edhe me ministrin e Jashtëm dhe kemi qenë në një koherencë. Natyrisht që në emër të qeverisë për politikën e jashtme mendoj që flet ministri i Jashtëm dhe në këtë çështje kemi qenë në sintoni të plotë.

Ilir Meta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë