Nga sot në 06:00 Shqipëria në karantinë nga koronavirusi! Nga mesnata e së dielës keni 8 orë kohë për t'u kthyer në vendbanime

Nga sot në 06:00 Shqipëria në karantinë nga koronavirusi! Nga mesnata e së dielës keni 8 orë kohë për t'u kthyer në vendbanime

TIRANE- Shqipëria vendosi dje mbylljen në mesnatë të kufijve tokësor me vendet fqinje në rajon. Kufiri është bllokuar me Italinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa nga ora 06:00 e së dielës qeveria shqiptare vendosi që brenda vendit të shtrijë "shtetrrethimin" në të gjithë territorin. 6 qarqeve, i shtohen prej së dielës në mëngjes edhe bllokimet e katër akse rrugore kryesore nga veriu në jug, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë.

"Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe  do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës.

 Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës" tha Rama mbrëmjen e djeshme lidhur me urdhrin e ri që futet në fuqi sot në orën 06:00.

Por cfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Kush ka lëvizur jashtë vendbanimeve të tyre ka vetëm 8 orë kohë për t'u kthyer deri të hënën në mëngjes, kur do të vihen sërish në fuqi masat kufizuese në të gjithë vendin, pra nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00.

"Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit", tha Rama më parë. Në vend janë mbyllur baret e restorantet në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food, aktivitetet kulturore, nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, etj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 12/04/2020 15:32

    Kur do dalim nga karantina?

    Përgjigju
  • xhiu: 15/03/2020 22:27

    po si do kthehen naten ata qe skan makina o rame

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/03/2020 12:16

    Tani eshte rasti me i mirë qe kufiri me Jorgot të mos hapet më!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/03/2020 04:38

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
  • Mjemu: 14/03/2020 22:00

    Po si mund te kthehen gjite njerezia nga ka ikur pas mesnates m makine. Vendimi me idiot, do ti aksidentojne njerezit rrugve pa gjume neper nate. Pushtetare idiot e pa pike pergjegjshmerie.

    Përgjigju
    • A. N.: 15/03/2020 08:43

      Naten duhet ta besh dhe pa shume zhurme sepse virusi akoma po gerrhet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja