TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë drastike për izolimim e vendit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rama shkruan se nga nesër në mesnatë në orën 00:00, duke nisur java e ardhshme, do të mbyllen kufinjtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, dhe do të lejohet vetëm transporti i mallrave.

"Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!" shkruan ai", shkruan Rama.

Prej dy ditësh, Tiaran vijon të jetë në shtetrrethim, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Ai ka njoftuar se nga mesnata e nesërme, deri në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës rrugët e kryeqytetit do jenë të hapura për të gjithë, për t'i dhënë mundësi atyre që kanë udhëtuar jashtë Tiranës, për t'u kthyer në shtëpi!