Të dielën në 06:00 koronavirusi paralizon Shqipërinë nga veriu në Jug! Nga mesnata keni 8 orë kohë për t'u kthyer në vendbanime

TIRANE-Përshkallëzohen masat kundër përhapjes së koronavirusit. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja që ka marrë në bllokimin e qarkullimit. Shtetrrethimit të deritanishëm në 6 qarqe, i shtohen prej së dielës në mëngjes në orën 06:00 edhe bllokimet në katër akse rrugore nga veriu në jug, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë."Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe  do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës" tha Rama. Por cfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Ata kanë afat nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00 të kthehen në shtëpitë e tyre. "Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit. sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri. Frikë jo, kujdes po!", tha Rama më parë.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama sonte
Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen. Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet ti ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t'u shqetësuar.

Secili duhet të sillet sikur ta ketë virusin dhe të mbrojë të tjerët. Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për t'u alarmuar nëse nuk kemi shenja të tjera. Shpallja e pandemisë përcakton edhe kriteret e marrjes së testit. Shumë kush shqetësohet se deri kur do të u nënshtrohemi masave shtrëgnuese, për qarkullimin sidomos, por këtë nuk e dimë. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobs me Greqinë, autoveteturat do të vijojnë, transporti i mallrave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje. Maqedonia mbylli doganën e Bllatës dhe ta vendosë Dibrën e Madhe në regjim masash shtrënguese, Turqia mbylli portën e fluturimeve nga Europa.

Nesër zinxhiri i ndalimeve të aktiviteteve tregtare shtrihet përtej Tiranë, Durrës në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Kudo të të mbyllen lokalet dhe mjediset e mbyllura si në Tiranë, Durrës. Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe  do të ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës.

Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat. Sot kemi punuar për të hartuar aktin normativ të masave dhe sanksioneve për të gjitha vepramtaritë e ndaluara, po ju informoj që sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të shkojë duke u përshkallëzuar. Prej së hënës kompanitë mediatike të ndërpresin cdo program me më shumë se dy persona në studio. Studiot që punojnë me ajër të kondicionuar që mbledhin më shumë se dy persona për spektakle janë vatra të rrezikshme. Ju lutem të evitoni ajrin e kondicionuer' tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Po jepte lajmin e rëndësishëm, ndërhyn Zaho, Rama i kërkon qetësi: Të lutem, të lutem...

Në kohën që kryeministri po bënte video-mesazhin nga shtëpia duke njoftuar masat e reja për bllokimin e qarkullimit, në një moment ndërhyri djali i tij i vogël Zaho, ndërsa Rama i kërkoi të mbante qetësi  "Zaho të lutem, të lutem".

Ora 21:29
Rama: Nga e hëna kompanitë në punë të sigurojnë transportin e autorizuar, një porosi për administratën

Kryeministri Rama u kërkoi të gjitha kompanive që vijojnë punën, pra që nuk u është ndaluar aktiviteti, që prej ditës së hënë të sigurojnë transportin e punonjësve me autobus apo mjetet e tyre me akreditim nga policia. Ai kishte një porosi edhe për administratën. "Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat" tha Rama.

Ora 21:26
Rama: Prej të hënës të ndalohen spektaklet dhe emisionet mbi dy të ftuar

Nga e hëna ndalohen spektaklet dhe emisionet me mbi të ftuar, pasi sipas kryeministrit janë vatra të rrezikshme "Prej së hënës kompanitë mediatike të ndërpresin cdo program me më shumë se dy persona në studio. Studiot që punojnë me ajër të kondicionuar që mbledhin më shumë se dy persona për spektakle janë vatra të rrezikshme. Ju lutem të evitoni ajrin e kondicionuer' tha Rama.

Ora 21:24
Qeveria bën gati Aktin Normativ, Rama: Sanksione të ashpra për shkelësit

Qeveria ka bërë gati Aktin Normativ që futet në fuqi menjëherë pasi miratohet nga Këshilli i Ministrave lidhur me veprimtaritë e ndaluara dhe sanksionet për personat që nuk zbatojnë përshkallëzimin e masave për përhapjen e koronavirusit. "Sot kemi punuar për të hartuar aktin normativ të masave dhe sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, po ju informoj që sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të shkojë duke u përshkallëzuar' tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 14/03/2020 11:41

    Tju lēr të punoni juve t tregut se jeni dhe burra t mir,se jeni njerz t ndershëm,si keni rrit çmimet...pyyt rrac e keqe

    Përgjigju
  • tomor labi: 14/03/2020 10:14

    fytyra me e peshtire dhe me e merzitshme ne kete pandemi boterore,personifikimi i koronavirusit,virusi vete.Zoti na shpetofte se nga virusi do bejme si do bejme.

    Përgjigju
  • Ana: 14/03/2020 09:42

    Te lumt kta njerez qe sot po te shajn neser do te falenderojn se po ju shpeton jeten baballareve nena e e femijeve. Kjo esht luft po pa arm e pa plumba po shum i rrezikshem. Me mir me nje vakt buk ne dit se me nje familjar me pak cdo dit.

    Përgjigju
  • Loli: 14/03/2020 08:47

    ti kishe mbyll kufinjt sdo kishim arrit ktu po ju kto doni me harru populli vjedhjet e pislliqet qe beni.pse si jep bonus pensionistve sikur 100 mi lek me ca do ushqehen ne kto raste apo me leket e mamit erion velis

    Përgjigju
  • Xoni: 14/03/2020 02:18

    Ore legen kryeminister,,mos mbyll tregun e shumices,leri tregtaret e fruta -perimeve te punojne,,me pension jemi,,

    Përgjigju
  • Neli: 14/03/2020 02:07

    Hajde psilopat hajde. Masa, ndalime, ndershkime! Po furnizime per popullaten? Puna? Kompesime? Apo olele bytha ime. Shpifesira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur