I keni parasysh biçikletat e preferuara të të gjithëve nëpër palestra, epo duhet të filloni të “mbroheni” prej tyre, pasi mund t’ju dërgojnë edhe në spital.
 
Janë regjistruar me dhjetëra raste njerëzish që janë stërvitur intensivisht në të tilla biçikleta dhe më pas janë ankuar për muskuj të enjtur, të vjella, pamundësi për të përthyer gjunjët dhe urinë në ngjyrë të errët.

Në fillim mund t’ju duken si simptomat e para të lodhjes nga ushtrimi fizik, por në fakt, është diçka shumë herë më serioze se kaq.

Quhet rhabdomiolizë dhe do të thotë “shpërbërje e muskulit”, thotë Dr. Derek Fine, profesor mjekësie dhe drejtor i departamentit të nefrologjisë tek John Hopkins Medicine.

Kur muskuli shpërbëhet, lëshon mioglobinë në gjak, e cila mund të helmojë veshkat.

Sëmundja shkaktohet nga çfarëdolloj traume në muskuj. Së fundi është vënë re një shtim të pacientëve me rhabdomiolizë që vuajnë prej saj pas aktiviteteve si biçikleta, ngritja e peshave të rënda dhe vrapi.
Në rastet më të lehta, pacientëve ju injektohet serum për shtatë ditë dhe në këtë mënyrë, toksinat e dëmshme dalin jashtë veshkave me anë të sekretimit.
 
Në rastet më të rënda, veshkat e pacientit mund të ndalojnë së funksionuari tërësisht dhe e vetmja zgjidhje është dializa. Bashkë me mosfunksionimin e veshkave vjen edhe rreziku për nivele të larta kaliumi në trup që sjell ritme anormale zemre, madje edhe vdekje.

Për të shmangur rhabdomiolizën, kujdesuni që të nisni ngadalë dhe pastaj të rrisni gradualisht intensitetin e një stërvitjeje të re. Sigurohuni që jeni të hidratuar para, gjatë dhe pas ushtrimit. Përpiquni të mos merrni qetësues anti-inflamatorë dhe dëgjoni ç’ju thotë trupi. Nëse vini re shumicën e simptomave të mësipërme, drejtohuni mjekut menjëherë./anabel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com