LONDER - Ndryshuan ngjyrën e asaj që njihej si “ura e vetëvrasjeve”, nga ngjyrë pluhuri të errët në të gjelbër, e që nga ajo kohë numri i vetëvrasjeve në atë vend ra ndjeshëm.
Është ky eksperimenti i zhvilluar në Londër me urën “Blak Fajar”, i cili argumenton ndikimin e ngjyrave tek njeriu.
Ky fakt vjen i vërtetuar edhe shkencërisht ndërsa flitet për ngjyra specifike të cilat krijojnë ndjesi të veçanta tek njerëzit.
Përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët është se ngjyra e vetme që ngjall gëzim në shpirt dhe gjallëri në mendime si dhe që ndez tek njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër.
Ndërkaq, eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se ngjyra e verdhë gjallëron sistemin nervor, ngjyra e kuqe e mbyllur qetëson nervat, ngjyra blu (e kaltër) e bën njeriun që të ndiejë të ftohtë, ndërsa ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndiejë të ngrohtë.
Por jo vetëm kaq. Sipas psikologëve ndikimi i ngjyrës te njeriu është edhe më i madh. Nga eksperimentet e kryera rezulton se ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut madje edhe në personalitetin e tij dhe në këndvështrimin për jetën.
Praktika e ndikimit të ngjyrës tek njeriu është vënë në zbatim edhe në spitale. Spitalet kanë filluar të thërrasin specialistët për t’u propozuar ngjyrën e mureve që ndihmon për qetësinë e shërimin e të sëmurëve e po kështu edhe ngjyrën e rrobave.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com