Kujdes! Ronaldo dhe i biri nxjerrin
muskujt dhe 'shohin shtrembër'

Kujdes! Ronaldo dhe i biri nxjerrin<br />muskujt dhe 'shohin shtrembër'
Ai njihet në mbarë globin për muskujt dhe fizikun tërheqës, për të mos thënë të parezistueshëm për një pjesë të mirë të femrave. Cristiano Ronaldo e ka përmbushur misionin e tij në këtë botë, e ka lënë një pasardhës që me siguri do të sigurojë gjenet më të mira të babait dhe për këtë po sigurohet që në moshë fare të re.

Futbollisti i Real Madridit ka postuar së fundmi një foto në Instagram, ku bashkë me djalin e tij 5-vjeçar Cristiano Junior kanë pozuar në mënyrë të ngjashme, veshur vetëm një peshqir dhe me muskujt e barkut zbuluar.

Fotoja që pati reagime të menjëhershme nga fansat ishte titulluar "Bëmë baba të të ngjaj". Ronaldo nuk është treguar kurrë i rezervuar kur vjen puna tek ekspozimi i fizikut të tij ekstremisht të palestruar dhe të njëjtën gjë po i mëson edhe djalit të tij. 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

63/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës