'Kujdesi për veten e të tjerët ka filluar të harrohet', Kalo thirrje qytetarëve: COVID-i është 'gjallë' mes nesh

'Kujdesi për veten e të tjerët ka filluar të harrohet', Kalo thirrje qytetarëve: COVID-i është 'gjallë' mes nesh

Tritan Kalo

Pas rritjes së rasteve me COVID në vend, mjeku i njohur shqiptar Tritan Kalo thotë se kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit ka filluar të harrohet e të nënvlerësohet, por nuk duhet të harrojmë se koronavirusi është 'gjallë' mes nesh. Bazuar në ditën e Ekuinoksit Pranveror, ku dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre, Kalo shprehet se shpresa, optimizmi i natyrës por edhe i yni si shoqëri fillon i sigurtë, të përftojë në kohë përkundrejt natës,

Postimi i plotë i Kalos:

KOHË KOVIDIANE….SENSIBILIZIMI ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit kanë filluar të harrohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….MOS haroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….Duke filluar nga nesër DITA, shpresa, optimizmi i NATYRËS por edhe i yni si SHOQËRI fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë përkundrejt NATËS, ndrydhëses emocionale e kohëbjerëse…..DITA e sotme për mua rrodhi në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë Mantelbardhësh, Infermjeresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, Sanitaresh, Barrelistësh, Shoferësh, Punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbërrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavionit të parë…..Infermieret tona janë aty të pa përtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrojtur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutat e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj SFIDE jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se KUJDESI i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve KURRË nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ja dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 23/06/2020 02:48

    O i nderuari profesor Kalo kete popull mbylle ne ahtepi qe te shkeputesh zinxhirin e infektimeve por me fjalet dhe fjalite qe ju thoni as nuk ja ndjen ketij populli injorant qe rrine tere diten kafeneve pa respektuar distancat dhe pa mjete mbrojtese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur