TIRANË - Më shumë se dy javë nga votimi në Kuvend, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dekretoi ligjin për amnistinë. Qëllimi i amnistisë ishte që rreth 720 të burgosur të përfitonin lirinë për festat e fundvitit, por vonesa e dekretimit nga kreu i shtetit do ta shtyjë lirimin e tyre për më 21 janar.
Ky ligj bëhet i zbatueshëm 15 ditë pasi dekreti i Nishanit botohet në Fletoren Zyrtare. Nga ky ligj përfitojnë faljen e dënimeve 720 të burgosur për vepra të lehta penale dhe rreth 1500 të tjerë përfitojnë ulje të dënimeve.
Më herët, burime nga Presidenca thanë për Shqiptarja.com se pavarësisht se është votuar në Kuvend në 21 dhjetor, drafti i ka mbërritur institucionit të Presidentit vetëm në datën 29 dhjetor 2015. Dekretimi i tij në limitet e afatit ka ardhur si pasojë e shqyrtimit të ligjit, - thanë burimet. Për dekretimin e ligjeve të miratuara në Kuvend, kreu i shtetit ka afat 20 ditë.
Nga dita e votimit të amnistisë në Kuvend, parashikohej që ligji të niste nga zbatimi nga 5 janari.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com

Përfituesit, të dënuarit për vepra të lehta deri në 2 vite burg
amnistinë për 720 të burgosu">