KUKËS - Ashtu sikurse ishte premtuar nga kryebashkiaku i sapozgjedhur në Kukës, ka nisur aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit.
 
Aksioni do të ndërhyjë tek të gjithë ata që kanë abuzuar me rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm. Ky aksion i përbashkët i Bashkisë, policisë dhe ujësjellësit pritet të normalizojë situatën e ujit të pijshëm në Kukës.
 
Por problematika kryesore e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Kukësit nuk janë vetëm ndërhyrjet e paligjshme, por edhe mos përfundimi i ujësjellësit, i cili ka nisur në vitin 2007 dhe nuk është bërë asnjëherë funksionimi i tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)