KUKES - Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit si dhe pasagjerja.
Mësohet se makina tip Fiat me targa AA 845 EZ ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës duke përfunduar në kanal. Për pasojë është plagosur në gjendje të rëndë Toptan Hoda 24 vjeç ndërsa pasagjerja Resmie Hoda 30 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com